E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Takim me elektoratin në Dajt, PS'91 opozitë e vërtetë

Kur nga zgjedhjet parlamentare na ndajne rreth 6 muaj,partia PS '91 ka filluar konsolidimin e strukturave në kryeqytet. Komuna Dajt ka shënuar edhe takimin e parë të partisë më të re të spektrit te majte, ku është konsoliduar këshilli zonal. Sipas kreut të PS '91, Petro Koçi, kjo parti nuk është një aventurë, por është një nismë që mbështet mbi vlerat më të mira të socialistëve ndër vite.Sipas Petro Koçit, roli i PS '91 në ndryshimet kushtetuese, dhe në hartimin e Kodit Zgjedhor tregoi nevojën e një opozite të vërtetë në Shqipëri, pjesë e së cilës do të jetë edhe partia socialiste PS'91.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›