Shqipëria importon makineri të teknologjisë së fundit
13/12/2008 Sipas raportit të BSH-së, 60 për qind vijnë nga Evropa
Kur gjithë institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë rënien e eksporteve, Shqipëria ka rritur volumin e mallrave të importuara nga shtetet e Bashkimit Evropian. Kontributin kryesor në rritjen e shpenzimeve për importe e ka dhënë rritja e importeve të lëndëve djegëse, makinerive dhe pajisjeve, ushqimeve dhe kafshëve të gjalla dhe mallrave të përpunuara. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e importeve të këtyre kategorive ndaj vlerës së përgjithshme të importeve është rreth 73 për qind. “Importet e produkteve minerale, ndër të cilat pjesën më të madhe e zënë importet e
lëndëve djegëse minerale kanë pësuar rritje të ndjeshme prej 35 për qind, ndërsa importet e kategorisë “makineri dhe pajisje” janë rritur me 18 për qind”, - thekson BSH-ja. Këto makineri dhe pajisje për linjat e reja të prodhimit, por edhe pajisjet e tjera teknologjike të importuara janë destinuar për industritë e tekstileve, të këpucëve, prodhimit të pijeve, të konservave, të materialeve të ndërtimit dhe mallrave të tjerë të përdorimit të përditshëm. Vendet e Bashkimit Evropian në 3-mujorin e tretë të këtij viti mbajnë nivele më të larta në importet tregtare me Shqipërinë, duke zënë 60 për qind të totalit. Kjo sa i përket periudhës janar-shtator të këtij viti. “Shpenzimet për importin e mallrave shënuan vlerën 2,547 milionë euro, ndërkohë që të ardhurat nga eksporti i mallrave arritën në 708 milionë euro”, - thekson BSH. Sipas të dhënave, peshën kryesore e zënë shkëmbimet tregtare me Italinë dhe Greqinë, duke përfaqësuar respektivisht 43 dhe 25% ndaj importeve nga vendet e Bashkimit Evropian. Sipas statistikave, vihet re se importet nga vendet e rajonit kanë pësuar një rënie prej rreth 6%, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, kryesisht për shkak të rënies së dukshme të importeve nga Serbia. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë vërejnë se shpenzimet për mallrat e ardhur nga Maqedonia dhe Kosova janë rritur me respektivisht 27 dhe 10%, krahasuar me 2007.
Kostoja
750 milionë euro do të jetë kostoja e ndërtimit të tre akseve rrugore, Milot- Rrëshen, Rrëshen-Kalimash dhe Kalimash-Morinë. Shifrën e kanë bërë publike zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike. Ndërtimi i këtyre pjesëve të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, i konsideruar si projekti më i madh rrugor në vend, llogaritet të mos marrë më shumë se 750 milionë euro. Ndërkaq puna ka mbaruar në rreth 2/3 e punimeve, por afati i përfundimit është në qershor të vitit 2009. Opozita pretendon se kjo kosto do të jetë më shumë se 1 miliard euro.
Shtesat në punime
Plot 48 milionë euro është kostoja shtesë për instalimin e aksesorëve që do të vendosen në dy tunelet prej 12 kilometra të rrugës. Ministria e Punëve Publike ka bërë me dije se ka një shtesë të kostos që ka të bëjë me pajisjet elektromekanike të tunelit që nuk janë pjesë e punimeve tipike të një rruge. “Janë mijëra aksesorë që i përgjigjen standardeve më të larta për sigurinë në tunele, të cilat monitorojnë në çdo çast temperaturën, lagështirën si dhe praninë e gazrave, instalimi i të cilave ka një kosto prej 48 milion eurosh”.
Kthimi i investimit
Rruga Durrës-Kukës është vlerësuar tepër e shtrenjtë momentalisht, kur nuk ka ende një shifër zyrtare të shpenzimeve që janë bërë për të. Gjithsesi, kjo kosto është e arsyeshme kur llogaritet përfitimi që vjen prej saj. Kështu, sipas raportit të konsulentit ndërkombëtar “Ecorys” për analizën socio – ekonomike kosto/përfitim për autostradën Durrës – Morinë, rezulton se shkalla e Kthimit të Brendshëm të Investimit është 14 për qind. Kjo shifër, sipas specialistëve, është më e lartë se kërkesat e BE-së 5% dhe Bankës Botërore 12%.
Struktura e mallrave
Në strukturën e mallrave të importit që hynë në Shqipëri gjatë vitit 2008, vendin e parë e zunë makineritë dhe pajisjet teknologjike për industrinë dhe ndërmarrjet prodhuese, të cilat shënuan një rritje prej 18%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Veçori është se në këto importe vijnë nga shtetet e BE-së që kanë teknologji të avancuara në prodhim.
Mallrat shqiptare
Sa i përket eksporteve të Shqipërisë ato sipas ekspertëve të BSH-së drejtohen për nga vendet e BE-së. Gjatë periudhës janar-shtator ato kanë siguruar rreth 80% të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet e mallrave. Italia dhe Greqia mbeten partnerët tradicionalë edhe në eksportet e vendit, duke tërhequr përkatësisht 61 dhe 9% të eksporteve.