E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolaudimi i mjeteve, në garë tre kompani

13/12/2008  Privatizimi

Javën e ardhshme do të zhvillohet tenderi ndërkombëtar për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve. Sipas burimeve zyrtare, janë tre kompani të huaja të parakualifikuara nga faza e parë, të cilat do të marrin pjesë në fazën e dytë të procesit. Më konkretisht janë kompania franceze “SAS Sakar”, gjermanët “TUV Sud” dhe kompania zvicerane “SGS”, njëra prej të cilave do ta marrë këtë shërbim me koncesion deri në 20 vjet. Sipas burimeve, financimi i shërbimit do të bëhet nga tarifat për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve rrugore dhe rimorkiove. Dhënia me koncesion e këtij shërbimi synon përmirësimin e cilësisë, rritjen e sigurisë së qarkullimit në rrugë, zvogëlimin e ndotjes në mjedis.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›