Deputetët në grevë, miratohet projektligji

Punimet e sotme të Kuvendit nisën me rreth dy orë vonesë, për shkak të grevës së dhjetë deputetëve të disa partive të vogla parlamentare, të cilët kundërshtojnë Kodin e ri Zgjedhor. Pas kësaj vonese, parlamenti vijoi normalisht punimet sipas axhendës së parashikuar në rendin e ditës dhe miratoi me shumicë votash projektligjet e parashikuara në rendin e ditës së seancës plenare të radhës. Ndër projektligjet e miratuara është ai "Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë aleate për transformimin e (HOSACT), për masat mbështetëse të shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s", projektvendimi "Për miratimin e strukturës dhe organikës të punonjësve të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2008-2009".