E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Rama dhe Berisha nuk e duan voten e lire

Kryetari i fraksionit politik PS 1991, Petro Koci, bashkegrevist me disa deputete te tjere, ka akuzuar PS-ne dhe PD-ne per hartimin e kodit te ri zgjedhor, duke theksuar se te vetmit qe nuk deshirojne zgjedhje te lira ne Shqiperi jane Rama dhe Berisha.

“Vota este e shenjte per gjithe qytetaret e lire te Shqiperise, por nuk eshte e shenjte qe dy njerez qe po zgerdhihen para ekraneve. Kodi deshmon edhe nje here se mbi germadhat e Gerdecit po ngrihet nje konsensus i korruptuar dhe deshmon se pushteti i vertete nuk eshte ne duart e te zgjedhurve nga populli, por eshte ne duart e nje pushteti informal te tipit Fazllic. Ketu kemi te bejme nje nje bipolarizem dhe i vetmi pol eshte ai i pushtetit informal qe komandon kukullkat e veta informale ne Parlament”, u shpreh ish deputeti socialist.

Me tej, ai falenderoi deputetet e tjere qe moren pjese ne greve, duke shtuar se kjo greve simbolizon shuarjen e urise per voten e lire. “Mbas kesaj dite urija e shqiptare per vote te lire do behet edhe me uleritese. Ky eshte sekuestrimi i prones se shqiptareve. Ky eshte nje kod ne kundershtim te plote me rekomandimet e qarta te OSBE-ODIHR-it. Te shtate anetaret e komisioneve do jene monopol i dy partive sepse edhe dy enateret e tjere te komisioneve do kalojne ne ate perberje me pelqimin e dy forcave politike qe kane hartuar kodin”, akuzoi Koci.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›