Ndoka: Berisha, nje perbindesh politik

Ndoka ka perdorur terma te ndryshme per te perkufizuar kryeministrin, te cilin e ka quajtur “nje njeri mosmirenjohes dhe te pabese”.
“Mesnaten e 21 prillit Berisha firmosi nje marreveshje me PS dhe aleate te tjere te djathte per te ushtruar pushtetin dhe per te kontrolluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sot Berisha ka ardhur me nje thike me vete, te dhene nga socialistet. Ai u tregua mosmirenjohes, i pabese, komunist dhe poshterues”, ka deklaruar Ndoka.
Ai e ka theksuar se kryeministri po organizon nje “puc kushtetues” dhe e ka akuzuar ate per pazare te fshehta me PS, qe sipas tij synojne te godasin demokracine dhe partite e vogla.
“Per mua dhe kolege te tjere, Berisha po kryen nje puc kushtetutes, nje krim kunder demokracise. Ai sot nuk vjen si lider i koalicionit te djathte, por si nje shtojce e PS. Sot Berisha, permes pazareve te fshehta me PS ka ardhur per te goditur jo vetem partite e vogla, por edhe ata qindra intelektuale. Sot ai vjen duke iu thene shqiptareve se integrim dhe NATO do te thote te vjedhesh voten e tjetrit, te hakmerresh ndaj nje partie qe nuk i eshte bindur per ngjarjen e gerdecit dhe per qeverisjen mafioze te tij”, ka pohuar Ndoka.
Kreu i PDK-se ka vazhduar edhe me tej me akuzat e tij dhe e ka cilesuar Berishen si “nje perbindesh”. “Per interesa personale Berisha ka vendosur te marre peng procesin zgjedhor. Ju zoti Berisha, goditet kryetarin e PDK dhe anetaret e saj, zhvilluat nje fushate denigruese por deshtuat ne menyre te turpshme. Zoti Berisha, ti linde njeri dhe po perfundon ne nje perbindesh politik. Sot une nuk jam ne anen tuaj zoti Berisha”, ka shtuar Ndoka.