Koci: Rama, s'ka lidhje me Tropojen
Ish-ministri i Rendit ne kohen e qeverisjes socialiste, njeheresh kryetari i PSV '91, Petro Koci, vlereson se kreu socialist Edi Rama, nuk ka pse te kerkoje falje per ngjarjet qe kane ndodhur ne Tropoje, vite me pare. Kjo per shkak te pozicionit te tij, si ish-minister i Kultures ne ate kohe. Ne nje interviste te shkurter, ndonese shihet si nje nder kritiket me te forte te kreut socialist, Koci shprehet se eshte kryeministri Sali Berisha, ai qe duhet te kerkoje falje per ngjarjet e Tropojes dhe mbare Shqiperise, por qe sipas tij se ka kete kuraje. Madje ai ka kujtuar dhe elemente te tille si ndalimin e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit socialist Nano, per te shkuar ne Shkoder, apo bllokimin e funksionareve te tjere socialiste per te shkuar ne veri te vendit. Koci permendi, se Berisha nuk ka kerkuar ende falje per tragjedine e Gerdecit, qe eshte nje ngjarje e fresket, e jo me te pritet ta beje nje gje te tille, per ato qe ndodhen ne Tropoje. Nderkohe qe theksoi se Rama, ka kerkuar nje falje te pergjithshme, per tete vitet e qeverisjes se Partise Socialiste.
Zoti Koci, si i komentoni deklaratat e Berishes per Tropojen ?
Gjykoj qe deklarimet publike te politikaneve te nje pale, qe synojne konfliktizimin personal te politikaneve rivale me krahina te caktuara, ne veri apo jug te vendit, mbeten sjellje te nje pragmatizmi me dimension antikombetar. Keto lloj qendrimesh djallezore, nxisin percarjen nderkrahinore dhe demtojne unitetin kombetar. Me kujtohet ndalimi i dhunshem i takimit te ish-kryetarit te PSSH, Fatos Nano ne qytetin e Shkodres, ne periudhen para arrestimit te tij dhe deklarata e papergjegjshme e Berishes ish-President. "S'ke pse shkon ne Shkoder zotni!". Berisha nuk ka ndryshuar. Shqiperia po. Nese politika ne pergjithesi mban pergjegjesi per zhvillimet kriminale ne nje terren te caktuar, atehere mbartesit e qendrimeve te mesiperme, jane fajtore.
Cfare ka ndodhur ne Tropoje gjate drejtimit te rendit nga ju ?
Une kam drejtuar Ministrine e Rendit ne periudhen e pas 14 shtatorit '98, deri ne perfundim te Luftes Clirimtare te Kosoves 1999. Keto dy skaje kronologjike dhe segmenti kohor, brenda tyre lidhen drejtperdrejt edhe me Tropojen. Ndersa rendi ne kete rreth po vendosej ne fillim te vitit '99, muajt janar-shkurt, zhvillimet e mevonshme qe lidhen me debimin masiv te shqiptareve te Kosoves drejt Shqiperise, dhe drejt Tropojes ne vecanti, e benin te pamundur nderhyrjen e perqendruar per te vendosur normalitetin, pa perfunduar konflikti i armatosur ne Kosove. Policia ka perballuar ngarkesen kryesore, ne ruajtjen e stabilitetit te vendit me mberritjen e rreth gjysme milioni vellezerish nga Kosova, sidomos ne eliminimin e ngjarjeve kriminale, qe mund te implikonin te ardhurit me mjedisin vendor, apo ne procesin e pritjes, akomodimit dhe ruajtjes se mjediseve ku u perqendruan bashkekombesit tane. Plani i Milloshevicit dhe i sherbimeve sekrete serbe ne ate kohe, ka qene jo vetem spastrimi i Kosoves, por edhe destabilizimi i Shqiperise. Berisha ka "meriten" qe ne ate kohe bente nga nje miting cdo mbremje, ne te cilat e quante qeverine hajdute, komuniste dhe tradhtare. Arsye e mjaftueshme qe edhe te ardhurit nga Kosova te bashkoheshin me Saliun, per te rrezuar qeverine.
A duhet te kerkoje falje Rama, per Tropojen?
Rama ka kerkuar nje falje te pergjithshme per 8 vitet e qeverisjes se PS-se. Per rastin konkret, duke iu referuar pozicionit te tij ne qeveri, gjykoj se s'ka asnje lidhje me ngjarjet e Tropojes. Politikani qe duhet te kerkoje falje per ngjarjet e Tropojes dhe mbare Shqiperise, eshte Sali Berisha. Por ai se ka ate kuraje. As per Gerdecin, qe eshte e fresket nuk e kam degjuar akoma te kerkoje falje.