E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi i organizuar dhe rreziku i te ardhmes euro-atlantike

Iniciativa e Ministrise se Puneve te Brendshme te Republikes se Kosoves per mbajtjen e kesaj konference te Bashkepunimit Rajonal te Policise, ka qene e perkrahur nga Qeveria e Kosoves, sepse jemi te bindur se kembimi i pervojave me te mira te policise, do t'i ndihmoje luftes kunder krimit te organizuar dhe kontrabandes ne tere rajonin. Jemi te vetedijshem se i gjithe rajoni ka kaluar nje faze shume te veshtire, faze e lufterave te pergjakshme, te cilat nuk duhet te perseriten me kurre. Si rrjedhoje e ketyre lufterave dhe konflikteve jane shkaktuar shume deformime te cilat kerkojne kohe qe te riparohen ne teresi. Mirepo, kjo periudhe e dhunes dhe konflikteve tashme ka perfunduar.

Tashme, jemi ne nje kohe te bashkepunimit dhe proceseve te integrimit me perspektive te qarte per te gjithe ne per arritjen e standardeve me te larta demokratike. Paralelisht me zhvillimet ne shoqeri, edhe te arriturat ne fushen e rendit dhe ligjit jane duke u permiresuar gjithnje e me shume. Republika e Kosoves dhe i gjithe rajoni kane udherrefyes te qarte te integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Kosova ne kuader te ketij procesi eshte e perkushtuar per bashkepunim sa me te ngushte me te gjitha shtetet fqinje duke qene e bindur se kjo eshte rruga qe do te sjell suksese te prekshme dhe te matshme.

Nderkohe edhe pse kercenimet dhe rreziqet e konfrontimeve te permasave te kaluara duken te tejkaluara, ne ballafaqohemi me sfida te cilat drejtperdrejt e cenojne qeverisjen demokratike, prosperitetin dhe sigurine e qytetareve tane. Terrorizmi, krimi i organizuar, trafikimi dhe kontrabanda, jane te keqijat ndaj te cilave duhet te veprojme me vendosmeri te gjithe se bashku. Edhe pse keto kercenime ndodhin ne vende te caktuara ato jane si nje rezultat i bashkepunimit te shkelqyer te krimineleve te cilet operojne ne shtetet tona.

Rrjedhimisht edhe pergjigja e jone duhet te jete konkrete ne nivel nacional, rajonal dhe nderkombetare. Asnje shtet nuk mund te jete imun ndaj krimit ne rast se nuk ekziston koordinimin i luftes se perbashket kunder krimit ne nivel te gjere.

Ballkani per fat keq eshte shnderruar ne nje rruge tranzite per krimin e organizuar.

Nje gje e tille, pervec se i demton shtetet neper te cilat kalon, aktivitetet e ketyre grupeve nepermes ketij kanali rrezikojne edhe sigurine e vendeve tjera perendimore.

Eshte koha e duhur qe nepermes bashkepunimit rajonal dhe nderkombetare, t'i japim pergjigje adekuate te gjithe atyre qe jane te involvuar ne krim te organizuar.

Shtetet tona, nuk mund ta rrezikojne te ardhmen e tyre euro-atlantike per shkak te nivelit te krimit te organizuar. Diskutimi i politikave te perbashketa, shkembimi i informacioneve si dhe aksionet e perbashketa jane vetem disa nga fushat e mundshme te veprimeve te cilat jam i sigurt se do te japin rezultate. Ballkani duhet te shnderrohet ne nje vend shume te pasigurt per te gjithe ata qe merren me krim te organizuar.

Eshte e nje rendesie te vecante qe keto iniciativa te lindin nga vete ne, nga shtetet tona te cilat jane te prekura drejtperdrejt nga aktivitetet kriminale. E gjithe lufta kunder aktiviteteve te paligjshme duhet te shihet si nje brenge direkte e shteteve tona dhe jo si nje veprim qe do te kenaq partneret tane perendimore. Ne me se miri e dime cilat jane nevojat dhe cilat jane veprimet e duhura qe duhet ti ndermarrim ne menyre qe te sigurojme paqe dhe stabilitet per te gjithe qytetaret tane.

Republika e Kosoves eshte e hapur per bashkepunim dhe therret edhe te tjeret qe sot nuk jane prezent ketu qe te na bashkengjiten ne perpjekjet tona per ta shnderruar Ballkanin ne nje rajon te sigurt, paqesor dhe prosperues.

* Fjala e mbajtur dje, ne Konferencen e Bashkepunimit Rajonal te Policise, ne Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›