E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sensi: Roma rrezikon "Champions"

Rosela Sensi, presidentja e Romes, shprehu deshperimin e saj, pas humbjes se thelle, 4-1, qe i shkaktoi ekipi i Juventusit. "Shpresoja se ekipi do te fitonte, por nuk arriti dot dhe tani duhet te pranoj se humbja 4-1, me ka merzitur shume". Rosela Sensi thote se nuk eshte ndonje drame e madhe, nje rezultat negativ, ne kampionat, sepse ekipi edhe mundet ne nje ndeshje, por pranon se ajo humbje mund te ndikoje, ne objektivin e rendesishem, qe eshte pjesemarrja ne Ligen e Kampioneve. "Vendi i katert eshte ne rrezik? Nese arrijme maksimumin ne ndeshjet e mbetura, mund t'ia dalim," - perfundon Sensi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›