Koci: Reforma, te ulet pragu elektoral Qamil Xhani
Pas humbjes se zgjedhjeve partite e majta presin qe Partia Socialiste te korrigjoje gabimet qe beri ne vitin 2009. Per kryetarin e Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, selia roze duhet te vazhdoje betejen e saj per transparencen e zgjedhjeve, por njekohesisht dhe te beje rregullimet e nevojshme ne Kodin Zgjedhor. Ne nje prononcim dhene per gazeten "Koha Jone", Koci shprehet se eshte pergjegjesia e PS-se qe te angazhohet ne reformen zgjedhore, duke synuar zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Kjo sipas tij eshte dhe nje menyre per ta sjelle ne pushet, duke qene se Kodi te cilin ajo e hartoi me PD-ne e nxori ate serish ne opozite. "PS-ja si nje parti, e cila do te kete pergjegjesine per ndryshimet ne sistemin zgjedhor, duhet te kombinoje luften per transparence zgjedhore me hapat konkrete per ndryshimin e sistemit. Sepse PS-ja mbeti ne opozite per shkak te ketij sistemi ne radhe te pare, pastaj edhe per shkak te zgjedhjeve te parregullta. Parregullsi ne te cilat dhe ajo ka pergjegjesine e vet si forca me e madhe opozitare. Ne si forca te majta politike do ta mireprisnim kete qendrim korrigjues te Partise Socialiste", u shpreh Koci. Nga ana tjeter kreu i PSV-se jep dhe vleresimet e tij per reformen zgjedhore dhe pikat ku duhet te nderhyje ajo. Ai thekson se pluralizmi dhe dhenia e mundesive qe gjithe forcat politike te garojne ne menyre te barabarte dhe ulja e pragut zgjedhor jane disa nga pikat ku duhet te nderhyhet. "Eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter, nga te gjitha idete qe jane hedhur, e rendesishme eshte qe te kete pluralizmi. Sepse pluralizmi eshte cenuar rende ne sistemin aktual. Kemi nje prag zgjedhor, mesatarisht ne kufijte 10 per qindeshit. Ky eshte nje prag elektoral absurd per nje vend politik dhe demografik si Shqiperia", shprehet Koci. Arsyet se perse duhen bere keto dyshime sipas kreut te PSV '91-se jane te thjeshta. Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor shmangin jo vetem problemet e tanishme, por edhe krizat e ardhshme politike. "Sa me shpejt te ndermerren hapat per ndryshimin e Kodit Zgjedhor drejt parimeve dhe pluralizmit te vertete dhe gjitheperfshires ne administrimin e zgjedhjeve, aq me mire dhe aq me shpejt mund te shpresohet per kapercimin e kesaj krize, apo dhe te krizave te tjera te qe do te trokasin nese ruhet ky sistem", thote Koci. Kreu i PSV '91shprehet se ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, pas vendosjes se pluralizmit duhet te shmangin dhe dushqet e meparshme. Sipas tij kriteri themelor qe duhet te merret parasysh eshte qe "sere partish duhet te perfaqesohen ne Parlament". Koci shton se me reforma zgjedhore duhet te synoje qe vota e qytetareve te jete e perfaqesuar ne menyre te plote ne Kuvend. "Vullneti i popullit duhet te jete i perfaqesuar ne menyre te drejte ne Parlament", shpreh Koci. I cili, pavaresisht se si parti ka marre mbi 7 mije vota ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te vitit te kaluar, dhe vete si kryetar partie ka mbetur jashte Kuvendit, per shkak te penalizmit te sistemit.
REFORMA
"PS-ja si nje parti e cila do te kete pergjegjesine per ndryshimet ne sistemin zgjedhor, duhet te kombinoje luften per transparence zgjedhore me hapat konkrete per ndryshimin e sistemit. Sepse PS-ja mbeti ne opozite per shkak te ketij sistemi ne radhe te pare, pastaj edhe per shkak te zgjedhjeve te parregullta. Parregullsi ne te cilat dhe ajo ka parregullsi. Ne si forca te majta politike do ta mireprisnim kete qendrim korrigjues te Partise Socialiste"