E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Reformat zgjidhin situatën politike

PSV vlerëson si zgjidhje të situatës politike reformat në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Kryetari i kësaj partie, Petro Koçi, tha se klasa politike po përpiqet që krizën përfaqësuese të shkaktuar nga sistemi zgjedhor konsensual i monopoleve ta faturojë si përgjegjësi të njërës apo gjysmë tjetër të kësaj klasë. "Kriza zgjidhet vetëm nëpërmjet ndërmarrjes së reformave në sistemin kushtetues dhe në Kodin Zgjedhor. Vendi ka nevojë për demokraci të qartë parlamentare dhe jo thjesht për të rinumëruar ndonjë kuti të qeverisë apo të bashkisë. Varfëria e sistemit demokratik po shkakton edhe varfërinë ekonomike, si edhe shfaqje të marrëdhënieve të dhunshme mes faktorësh apo pushtetesh që duhej të ishin qartazi të ndarë, por që aktualisht janë përzier për përfitime të paligjshme me njëri-tjetrin", tha Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›