E Diel, 1 Nëntor 2026

Kocijançiq: S’ka spekulime pa arritur përgjigjet

Brukseli pret përgigje zyrtare të Beogradit dhe Prishtinës dhe derisa nuk i merr ato, nuk do mud të thotë asgjë se çfarë do të ndodhë më tutje, ka thënë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Ketrin Eshton.

“Nuk ka vend për spekulime derisa nuk shohim vendimin zyrtar”, ka thënë Kocijançiq në brifingun e rregullt për gazetarë në Komisionin Evropian.

Ajo ka refuzuar të komentojë paralajmërimin e zëvendëkryeministrit serb Aleksandar Vuçiq se Beogradi do të kërkojë vazhdimin urgjent të dialogut, me justifikimin se ende pritet qëndrimi zyrtar i autoriteteve serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›