E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçijançiç: BE pret nga Shqipëria zgjedhje me standarde, politika duhet të bashkëpunojë

Maja-Kocijani1Në një deklaratë në Bruksel, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, tha se presin që liderët politikë në Shqipëri të punojnë së bashku për të treguar se kanë kaluar problematikën e së shkuarës.

Opozita dhe mazhoranca të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar dhe ka shumë shembuj që mund të merren, ka deklaruar Koçijançiç, e cila ka bërë thirrje gjithashtu për të shmangur retorikat nacionaliste duke kujtuar se Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Më tej, Koçijançiç ka bërë thirrje për nevojën e gjetjes së mundësive të bashkëpunimit, sepse sipas saj përgjegjësia për reformat e integrimit është e dyanshme, si për qeverinë dhe opozitën.

Të dyja palët duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve, nënvizoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›