Kocijançic: Marti të dalë me prova

Brukseli ka reaguar ndaj pretendimeve të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit kryeministri Hashim Thaçi identifikohet si “bosi” i mafias në Kosovë.
“Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë z. Marti që të dalë me prova”, tha Maja Kocijançic, zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton.
Ndërkohë, misioni i EULEX-it tha se do t`i shqyrtojë raportin me kujdes.
“Nëse ka përmbajtje të këtij lloji, do të donim të dëgjojmë prej tyre më formalisht”, tha zëvendës shefi i EULEX-it, Endrju Sparks për agjencinë Reuters.