E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi uron Topin për heqjen e regjimit të vizave

Me rastin e hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian, ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, përgëzon presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
 

Krasniqi thekson se qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian dhe pa dyshim, kjo datë do të shënohet në historinë e Republikës së Shqipërisë si ditë e ofrimit të vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
 

Gjithashtu, Krasniqi shprehu bindjen e tij se edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të mund të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›