E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: Operacionet e para për patologjitë e rënda të retinës, edhe në spitalet publike

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Në spitalin Rajonal të Vlorës janë kryer me sukses, ndërhyrjet e para për trajtimin e patologjive të rënda të retinës së syrit.

Lajmin e mirë e ka shpërndarë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila ka pohuar se “operacionet e para të vitrektomisë po kryhen edhe në spitalet publike”.

Sipas Koçiut, “në spitalin rajonal të Vlorës janë kryer me sukses ndërhyrjet e para për trajtimin e patologjive të rënda të retinës dhe corpus vitreum, si shkolitja e retinës dhe hemoragjia vitroretinale”.

“Ky është një hap i rëndësishëm për oftalmologjinë në jugun e Shqipërisë duke sjellë trajtime të specializuara më pranë pacientëve”, shprehet Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka shprehur mirënjohjen e rastit, gjithë ekipit mjekësor që ka kryer këto ndërhyrje: mjekut Edmond Isufi, dr. Kemal Yuksel, reanimatorit Engjëll Lazaj dhe instrumentares Kleoniqi Mustafaraj.

Nga ndërhyrjet në spitalin publik të Vlorës 1 nga 3

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›