E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: Zjarri në Krujë pa humbje jete dhe me dëme të kufizuara materiale

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu tha sot se një natë e gjatë dhe e vështirë mes flakëve në malin e Krujës është mbyllur me një bilanc pozitiv, pa humbje jete, pa banorë të dëmtuar dhe me dëme të kufizuara materiale.

Në një postim në rrjetet sociale Koçiu vlerësoi angazhimin e forcave në terren dhe reagimin e shpejtë për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret.

“Në një kohë kur temperaturat ekstreme dhe zjarret po gjunjëzojnë shumë vende të Europës, reagimi i shpejtë dhe angazhimi i forcave në terren bënë të mundur që kjo betejë të mos kthehej në një tragjedi”, tha Koçiu.

Ajo shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët dhe forcat e angazhuara në terren.

“Mirënjohje dhe respekt për heronjtë e Shqipërisë, që qëndruan në vijën e parë, pa u tërhequr, deri në momentin e fundit. Bashkë në orët më të vështira”, tha Koçiu.

Ko

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›