E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kod i ri doganor sistemi i standartit europian

Kodi doganor shqiptar do të ndryshojë duke ju përshtatur rregullave dhe standardeve të Bashkimit Europian. Kreu i financave së bashku me drejtues të doganave kanë nënshkruar marrjen e draftit të parë që synon sjelljen e rregullave doganore pranë rregullave të Europës. 

Marrja e draftit të kodit doganor është sigluar nga Ridvan Bode, si ministër i Financave dhe nga Ettore Sequi, kreu i Delegacionit Europian në Tiranë. Shumë prej subjekteve që importojnë dhe eksportojnë shprehen të pakënaqur me tarifat dhe sistemin doganor. Grupimet e bizneseve janë ankuar dhe zyrtarisht për diskriminime nga rregullat doganore në Shqipëri.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›