E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Kodi i ri ndikim në rritjen e eficenës në dogana

Duke filluar që nga viti 2013 dogana shqiptare do të funksionojë në bazë të rregullave të hartuara prej specialistëve Europianë. Bashkimi Europian i dorëzoi Doganave shqiptare kodin e ri doganor. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ambasadori Ettore Sequi shef i delegacionit të BE-së në Shqipëri u shpreh se kodi pritet që të ndikoj në rritjen e eficencës së doganave shqiptare dhe natyrisht në lehtësimin e procedurave për konsumatorët.
“Projekti për mbështetjen e doganave është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për BE-në. Një sistem doganor eficent është i rëndësishëm për vet faktin e se e afron vendin tuaj më shumë me Europën.Ky projekt do të krijoj mjaft lehtësira edhe për konsumatorët.Madje mund të ndikoj edhe në uljen e korrupsionit pasi një legjislacion i fuqishëm është një hap përpara. Europa është këtu për tju ndihmuar por y është vendi juaj e ardhmja juaj” theksoi Sequi.
Kreu i financave Ridvan Bode ndër të tjera ka deklaruar qeveria e ka si synim arritjen e standarteve Europiane. Kjo sipas Bodes do të ndikoj në lehtësimin e procedurave të lëvizjes së mallrave midis vendeve.
Legjislacioni doganor në vendin tonë është përfshirë në një proces ndryshimi rrënjësor që nga miratimit i Kodit Doganor në vitin 1999. Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit "Mbështetje për përafrimin e procedurave doganore me standardet Europiane", administrata doganore shqiptare është në proces draftimi të Kodit të Ri Doganor dhe Dispozitave zbatuese të tij.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›