Pa amnisti ILDKP shpall listen me 11500 persona
Rreth 11 mijë e 500 persona nuk do të përfitojnë nga amnistia fiskale që sapo ka hyrë në fuqi. Për Albanian Screen, zyrtarë të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, thanë se lista e kërkuar nga ministria e Financave ka përfunduar dhe të premten u është dorëzuar të gjitha institucioneve që do të bëjnë legalizmin e aseteve, pasurive dhe vlerave monetare.
Sipas zyrtarëve të ILDKP-së, puna për të hartuar listën ka qenë voluminoze. Aty, sipas dhe përcaktimeve ligjore të amnistisë janë zyrtarët e lartë, bashkëshortët si dhe fëmijët në moshe madhore të këtyre zyrtarëve. Këta persona, nuk do të përfitojnë asnjë prej lehtësirave fiskale.
Deri më tani nuk ka përllogaritje të saktë të përfitimeve nga falja e miratuar me ligj. Rreth 40 miliardë lekë të reja janë efektet negative në buxhet të faljes së detyrimeve që ka ndërmarrë qeveria, kjo shumë është e regjistruar në llogaritë e detyrimeve të mbartura ndër vite në sistemin tatimor dhe doganor.