Ndahen shpërblimet për pensionistët

Nis sot shpërndarja e shpërblimeve të pensionistëve për festat e fundvitit. Në njërën prej qendrave të ndarjes së pensioneve pensionistët shprehen mjaft të pakënaqur me këtë shifër. Me shpërblimin e vendosur nuk mund të bëhet asgjë shprehen ata ndërkohë që buxhetorëve u është dhënë një shpërblim më i mirë duke mos bërë kështu një ndarje të drejtë të fondeve.
Shpërblimet për pensionistët këtë vit kanë qenë më të ulta se vitet e tjera kur shpërblimi ka qenë 5000 lekë. Megjithëse çmimet këtë vit janë më të larta pensionistët detyrohen kështu që të shpenzojnë shumë më pak se vitin e kaluar.