Kodheli: 1 Maji, Berisha si 50 vjet më parë
Tiranë, 29 prill, NOA Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli akuzoi sot qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha se bënë presion mbi administratën për të marrë pjesë në mitingun e 1 Majit.
Ajo u shpreh se protesta e nesërme e PS do të jetë edhe për këtë kategori të shoqërisë.
Rezistencë dhe vetëm rezistencë. Rezistencë paqësore, edhe për këta punonjës të respektuar, të cilët këtë herë do të jenë në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër rrënimit ekonomik dhe jo për tu bërë vegël e një Kryeministri, u shpreh Kodheli.
Ajo shtoi se nisma e qeverisë është një përpjekje të dëshpëruar për tu bërë karshillëk mijëra shqiptarëve. Qeveria Berisha nuk i ndahet zakonit të vjetër, ku njësoj si 50 vjet më parë, është duke përpiluar listat e duke mbledhur firmat e punonjësve të administratës civile, mësuesve e studentëve, për ti thirrur me pahir në festën e 1 Majit, shpreh Kodheli.
m.xh/NOA