Rasmussen: Komuniteti ndërkombëtar i ka njohur zgjedhjet

Tiranë, 29 prill, NOA Sekretari i Përgjithshëm
i NATOs Anders Fogh Rasmussen deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me
kryeministrin Sali Berisha se çështja e zgjedhjeve mund të quhet e mbyllur për
ndërkombëtarët.
I pyetur në lidhje me bojkotin e opozitës, Rasmussen, theksoi se komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet.
Duke u ndalur në bojkotin e opozitës, shefi i NATO-s theksoi se Partia Socialiste duhet të angazhohet në mënyrë pozitive në zhvillimet e vendit.Nga përvoja ime e gjatë si anëtar i Parlamentit mendoj se është mirë që të gjitha grupet politike të angazhohen, duke përfshirë dhe opozitën në punimet e Kuvendit. Këtë konsideroj angazhimin pozitiv, tha Rasmussen.
m.xh/NOA