Veliaj: Padi gazetave për shpifje
Tiranë, 29 prill, NOA Kryetari i G99, Erion Veliaj ka depozituar padi për shpifje ndaj tre gazetave për dëmtim të imazhitj. Konkretisht, Veliaj ka bërë kallëzim për gazetën 55, Standard dhe organin e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike. Deklarata e Veliajt, për të hedhur në gjyq mediat, është bërë sot në një prononcim për televizionin Ora News.
Kreu i G99 ka argumentuar se kjo padi është ngritur pasi shpifjet kanë dëmtuar imazhin e tij.
Ai ka theksuar se shkrimet negative të mediave kanë pasur një ndikim të madh edhe gjatë fushatës duke e dëmtuar edhe politikisht.
Por nga ana tjetër, Veliaj ka shtuar se artikujt nuk kanë qenë denigruese vetëm për atë, por edhe për familjen dhe të afërmit e tij.
m.xh/NOA