Kodheli-Arvizu: Marrëveshje për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të FA në SHBA
TIRANË- Nënshkruhet marrëveshja për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të FA në SHBA. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, priti sot për herë të parë pas marrjes së detyrës nga kreun e prezencës së SHBA në Tiranë, Aleksandër Arziu.
Në ceremoninë e rastit, ambasadori amerikan Arvizu gjatë fjalës së tij theksoi se kjo është mundësi unike, pasi vihet në zbatim për herë të parë.
“Thuajse një vit më parë Ministria e Mbrojtjes shqiptare dhe Forcat e Armatosua amerikane arritën nivelin e konsultimeve mes tyre. Në këtë takim drejtues të FA Shqiptare gjenerali Baze dhe Sandër Lleshi propozuan: reformimin dhe rritjen e profesionalizmit të forcave të armatosura, përmirësimin e numrit të rektrutimevem, trupë ushtarake ndërvepruese. Në bashkëpunim me shtetin e madh Nju Jersy i morëm synimet e gjeneralëve shqiptarë dhe i bëmë realitet. Firma e Ministres Kodheli do e lejoje gardën e Nju Jersyt dhe FA të realizojnë programin pilot. Ky kurs dhe program do jetë i pari i këtij lloi për shkollat dhe kadetët ushtarak, është mundësi unike dhe bëhet për herë të parë. Është me vend që ky nder ti bëhet një aleati të madh sa Shqipëria”, theksoi Arvizu.
Nga ana e saj ministrja Kodheli vlerësoi rëndësinë e shkollimit të ushtarakëve, teksa shprehu qëndrimi ne qeverisë së re për bashkëpunimin të fortë me SHBA.
“Kjo është dita ime e tretë në këtë detyrë dhe jam e nderuar për marrëveshjen si dhe forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Në ndajmë të njëjtin pikëpamje që edukimi ushtarak është shumë i rëndësishëm për forcat e armatosura. Ministria e Mbrojtjes do bëjë më të mirën e saj për zbatimin e programit nga FA. Zoti ambasador ju falënderoj dhe ne emër të qeverisë për mbështetjen dhe ju siguroj vijimësinë e bashkëpunimit mes FA dhe SHBA”, u shpreh Kodheli.
(e.m/BalkanWeb)