E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Basha sfidoi haptas drejtësinë

Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli në një deklaratë për shtyp u shpreh në lidhje me mosparaqitjen e Ministrit Basha dje në Prokurorinë e Përgjithshme se shqiptarët u njohën me farsën berishiane të radhës, e cila gjatë gjithë kohës rreket të flasë për luftë kundër korrupsionit dhe për drejtësi të shëndoshë, ndërsa nga ana tjetër një nga përfaqësuesit e saj që akuzohet për shpërdorim detyre, sfidon hapur drejtësinë duke mos u paraqitur në Prokurori, për të dhënë shpjegime për akuzën më të madhe të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës që ka njohur ky vend në 18 vjet demokraci. Sipas Kodhelit me aktin e tij sfidues, ministri Basha u tregon shqiptarëve se ligji është bërë për njerëz të thjeshtë dhe jo për anëtarët e qeverisë së "mega korrupsionit", të cilët nuk mund t'i nënshtrohen ligjeve penale të këtij vendi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›