Admiral,Sfida ndaj komunizmit rus
Moskë (Start) - Me mbështetjen e plotë të shtetit, ka përfunduar realizmi i filmit rus “Amiral”, skenari i së cilit vë para përgjegjësisë komunizmin dhe komunistët të cilët kanë shkatërruar shumë jetë njerëzish. Për realizmin e këtij filmi, qeveria ruse ka harxhuar plot 20 milion dollarë. Filmi, ndryshe nga ç’flitej në regjimin komunist, paraqet si një personazh pozitiv Amiralin Aleksandër Koçak, një ushtarak ky me prejardhje turke. Specialistët shprehen se për herë të parë në Rusi po bëhen ballafaqime kaq reale me historinë.
Pas revolucionit rus të vitit 1917, regjimi komunist rus e paraqet Kolçakun si një xhelat të pamëshirshëm. Kurse në filmin e prezantuar ditëve të fundit për artdashësit rusë, Kolçak tregohet krejt ndryshe, si një person i mirë e që lufton për liritë e njeriut. Në skenarin e filmit, Kolçak tregohet si një rus me origjinë turke, i lidhur shumë pas kishës ortodokse dhe si një njeri romantik e i dashuruar pas dallgëve të detit.
Filmi nis me një skenë luftë nga Lufta I Botërore, ku Kolçak është komandant i një flote detare ruse që lufton kundër gjermanëve. Më pas, ngjarjet kalojnë në momentin kur Car 2 bie nga pushteti dhe në vend të tij vjen në fuqi Nikolai. Kolçak, i cili merr një ftesë nga amerikanët, kishte qëndrim të kundërt me sunduesin e ri të Moskës. Zyrtarët amerikanë, kërkonin të përfitonin nga puna dhe eksperienca e ushtarakut rus me origjinë turke, Aleksandër Kolçak. Në momentin që Kolçak tenton të shkon në Amerikë duke përdorur Japoninë, në Rusi nis revolucioni i Tetorit 1917. Duke mos u pajtuar me ardhjen në pushtet të olshevikëve rus, Kolçak rikthehet sërish në Rusi.
Për dy vjet me radhë Kolçak nisi punën për tju kundërvënë qeverisë bolshevike. Amirali rus, detyrohet të lërë Moskën kur forcat e Ushtrisë së Kuqe dhe ato guerile nisën të jenë më aktive. I detyruar nga situata, ë bashku me mbështetësit e tij, ai largohet me tren drejt Irkutsk. Një suprizë e keqe do ta priste Kolçakun në këtë vend. Ai arrestohet nga forcat revolucionare të cilat fusin në dorë qytetin. Disa ditë më pas, Kolçak kruqëzohet dhe hidhet në një grop në veri të qytetit.