Masakrohet me thikë punonjësi i komunës
Berat- Bujar Selami, punonjës në komunën Kutalli në rrethin e Beratit është qëlluar 15 herë me thikë në trup nga kushëriri i tij, Pëllumb Selami. Ai gjendet në spital në rrezik për jetën, ndërsa agresori është larg me shpjetësi nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët okularë tregojnë se ngjarja ndodhi në oborrin e kësaj komune, rreth 40 km larg qytetit të Beratit. 45-vjeçari, topograf i komunës është qëlluar barbarisht me thikë në orët e paradites.
Ka qënë një person, që më vonë është indentifikuar si afërm i Selamit, i cili i është afruar dhe pasi ka shkëmbyer disa fjalë ka nxjerrë thikën që e mbante me vete dhe e ka qëlluar disa herë në trup. Agresori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.
Ndërkohë që të plagosurin e kanë marrë kolegët duke e dërguar me shpejtësi në spitalit e Beratit. Burime pranë repartit të Kirurgjisë në këtë spital bëjnë të ditur se pacienti ka mbërritur me plotë 15 plagë në trup shkaktuar nga një mjet prehës, thikë. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për plagët e mara.
Drejt vendit të ngjarjes kanë mbritur më pas ekspertët e policisë që nisën hetimet rreth kësaj ngjarje. Burime zyrtare të oragnit blu në këtë qytet bëjnë me dije se autori i plagosjes së rëndë është i afërmi i 45 vjeçarit. Pëllumb Selami mësohet të jetë indentifikuar si autor i plagosjes, ndërkohë që po punohet për të zbular motivet dhe ndaluar autorin.