E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Berisha të lejojë hetimin e plotë të zgjedhjeve

“Hetim pa hapjen e kutive nuk ka e nuk mund të ketë. Për këtë arsye nuk mund të ketë as zgjidhje të krizës, në rast se Partisë Socialiste i mohohet me pa të drejtë, kjo e drejtë elementare kushtetuese”, tha deputetja Mimi Kodheli.

Ajo shtoi se këtë kërkesë, PS-së, ja njeh Kushtetuta dhe partnerët ndërkombëtar. “I bëjmë sërish thirrje Sali Berishës që të mos e zvarrisë e thellojë më tej krizën politike, të mos fshihet më, pas vendimeve të paqena të gjykatave, por të lejojë hetim te plotë të zgjedhjeve nga një komision parlamentar me objekt të pakufizuar”, theksoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›