E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Buxheti i ri do të godasë bujqësinë

“Qeveria ka qenë përsëri e papërgjegjshme, jo vetëm në hartimin e buxhetit origjinal, por edhe në rishikimin e buxhetit, duke prerë fondet e investimet me gërshërë lart e poshtë, pa analizuar e realizuar impaktin që kanë këto ndryshime në buxhet; ato pak numra që zvogëlohen, në realitet përkthehen në disa here më pak para për pjesën më të madhe të familjeve në Shqipëri”, nënvizoi ajo gjatë konference shtypi.

Duke u përqendruar tek bujqësia, Kodheli tha se edhe pse kryeministri e ka paraqitur shpesh herë si prioritet, këtij sektori i janë shkurtuar fondet, që sipas saj, ushqen më shumë gjysmën e familjeve shqiptare.

“Bujqësia është sektori që ushqen më se gjysmën e familjeve shqiptare, ç'ka e bën sektor kyç për zhvillimin e vendit. Vetë qeveria Berisha e ka cilësuar shumë shpesh bujqësinë si sektor prioritar. Megjithatë rishikimet e buxhetit 2010 tregojnë edhe njëherë se pushteti Berisha tjetër bën e tjetër thotë”, u shpreh më tej deputetja opozitare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›