E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Pesha: Rama të bëjë analizat për drogën

Zyrtari i LSI-së, ka kërkuar nga kreu socialist të bëj analizat për përdorim të lëndëve narkotike si dhe të deklarojë pasurinë e tij.

Sipas tij, "Rama tenton që të hedhë dhe mbjellë panik në Shqipëri, për të fshehur problemin e tij të vërtetë, që është problemi që ka me drogën dhe me paratë e fshehura". Ai i bëri thirrje kreut të PS-së, "t’i lërë pallavrat me donacione gjaku, sepse të gjithë ata që dhurojnë gjak e dinë shumë mirë se është e pamundur që të vërtetosh nëse je i toksikuar apo jo nëpërmjet atyre analizave".

Pesha shtoi më tej se, “Rama duhet të deklarojë pasurinë e tij të vërtetë, ta nxjerrë atë nga shtëpia e blinduar ku e ka futur, t'ua deklarojë atë të gjithë shqiptarëve dhe të depozitojë paratë e tij, milionat e eurove, në bankë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›