Turqia: Vendimi i GJND-së, dritare e re për Kosovën
Në deklaratën për shtyp të MPJ-së turke, të shpërndarë për mediat nga ambasada e Turqisë në Tiranë, thuhet se "Turqia është një ndër vendet e para që e njohu Kosovën".
Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës dhe e strukturës politike dhe sociale, e ndërtuar mbi vlerat demokratike, ka një rëndësi të madhe për Ballkanin. Integrimi me strukturat europiane dhe euro-atlantike, i cili është përcaktuar si objektivi themelor i rajonit, në këtë kuadër përbën një terren të shëndoshë", thuhet në deklaratë.
"Ne, vërejmë me kënaqësi se perspektiva e integrimit europian po mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit. Ky vizion, i cili do të formësojë të ardhmen e përbashkët të rajonit, paraqet një mundësi të nevojshme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në kuadrin e kulturës së pajtimit dhe shndërrimin e Ballkanit në një rajon paqeje, stabiliteti dhe begatie. Ne presim që ky mendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë t’u japë një shtytje përpjekjeve për zhvillimin e dialogut pozitiv dhe konstruktiv midis Kosovës e Serbisë. Turqia është e gatshme t’u japë çdo lloj mbështetjeje përpjekjeve në këtë drejtim", përfundon deklarata për shtyp e MPJ Turke.