Vlorë, fiton Shpëtim Gjika nga Partia Socialiste

Në qytetin bregdetar të Vlorës, zyrtarisht drejtim e bashkisë do ta marrë kandidati i Partisë Socialiste Shpëtim Gjika, me një shifër të thellë, konkretisht 23086 vota.
Kryebashkiaku i ri i Vlorës, është përballur me kandidatin e palës kundërshtare, Ardian Kollozi, nga Partia Demokratike, i cili ka tërhequr 18055 vota.
Në këtë fushate maratone, e një proces numërimi i cili ka zgjatur deri më sot në Pallatin e Sportit, festa tashmë ka marrë startin.