Kodheli: Kriza ekonomike nuk fshihet, duhet zgjidhje
Deputetja Mimi Kodheli, u shpreh se opozita shqiptare nuk është e interesuar të përkeqësojë krizën ekonomike, që sipas saj, “thotë lart e poshtë kryeministri i vendit”.
“Nuk është opozita shqiptare që e ka renditur Shqipërinë të fundit në imagjinatën e saj, përkundrazi është papërgjegjshmëria e Sali Berishës që e ka degdisur Shqipërinë të fundit në pothuaj të gjithë treguesit në krahasim me rajonin. Ndërkohë që biznese e të punësuar vuajnë rënien e të ardhurave të tyre, mungesën e politikave mbështetëse nga ana e qeverisë, dhe përkeqësimin e standardeve të jetesës, siç tregon edhe studimi i ACIT”, u shpreh ajo.
Kodheli u shpreh se nuk janë vetëm raportet e huaja dhe vendase që e tregojnë Shqipërinë në krizë dhe të fundit në rajon për: investime të huaja, të ardhura për frymë, korrupsion, shtet ligjor etj.
“Partia Socialiste i bën edhe njëherë thirrje Sali Berishës për transparencë me shifrat e ekonomisë dhe politika të përgjegjshme në shërbim të ekonomisë, e jo ekonomi në shërbim të politikës. çdo shqiptar kërkon sot të dijë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre.
Kriza aktuale nuk mund të shtyhet apo të fshihet, ajo duhet të luftohet me të gjitha mënyrat përpara se të gjithë shqiptarët të varfërohen edhe më tej, dhe fillimi i këtij procesi është pranimi i realitetit dhe ndryshimi i kësaj qeverie që na solli në këtë pikë”, përfundoi.