E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Më 6 gusht dështoi plani e Berishës

Partia Socialiste e cilësoi të dështuar përpjekjen e Kryeministrit për të nënshtruar Drejtësinë. Ditën e hënë, plani i Sali Berishës për të mbajtur të gjunjëzuar Drejtësinë në këmbim të heqjes së imunitetit, dështoi. Sali Berisha u detyrua të dorëzohej dhe të pranonte realitetin: Kushtetuta është ligji themelor i shtetit dhe nuk mund të ndryshohet sa herë të na teket. Për ne socialistët, çështja e imunitetit është një çështje e mbyllur, për kufizimin e të cilit të gjitha palët janë dakord, u shpreh anëtarja e Kryesisë socialiste. Sipas Kodhelit, Kryeministrit nuk i intereson as imuniteti dhe as integrimi. Ne nuk do të pranojmë që Drejtësia të vazhdojë të mbetet e gjunjëzuar përpara pushtetit të Sali Berishës. Në fakt, Berishës nuk i intereson aspak imuniteti, as integrimi. E vërteta është se e gjithë kjo propagandë synon vetëm të mbulojë dështimet e këtij pushteti, tha deputetja socialiste.

Sipas saj, nëse Kryeministri kërkon referendum, duhet ta zhvillojë dhe për çështje të tjera, përveç imunitetit. Bashkë me votën për kufizimin e imunitetit që duhet hequr apo kufizuar, të fusim në referendum edhe propozimet tona për të siguruar pavarësinë e Drejtësisë, për ligjin e mbeturinave dhe atë të Marrëveshjes së detit, nëpërmjet së cilës Sali Berisha do që do tua falë tokën fqinjëve tanë për herë të dytë, tha Kodheli. Për përfaqësuesen e lartë të PS, socialistët janë vetë nismëtarët e kufizimit të imunitetit.

Socialistët janë jo vetëm nismëtarët për ta kufizuar imunitetin, por edhe votuan pro, nen për nen dhe në parim për projektligjin e dakordësuar. Ne nuk mund të pranojmë që imuniteti të konsiderohet si tejet i rëndësishëm për integrimin europian (gjë që është e vërtetë), kurse pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit apo çrrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë të injorohen totalisht nga kjo qeveri, u shpreh Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›