Kodheli: Në Shqipëri taksohen më shumë të varfrit

"Sot në Shqipëri barrën më të madhe fiskale e kanë të varfërit dhe mbi këtë logjikë mbështetet dhe nisma jonë për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për disa produkte ushqimore", deklaroi Kodheli, njëkohësisht nënkryetare e komisionit të Ekonomisë.
Duke folur në emër të grupit parlamentar socialist Kodheli tha se qeveria jo vetëm nuk e ka ulur TVSH-në, por ka vendosur dhe taksimin e sheshtë. "Ju e keni rritur barrën fiskale gjatë qeverisjes suaj me 1.3 milion dollarë për çdo vit dhe kjo në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Vendosja e taksës së sheshtë nuk solli uljen e taksës, por zhvendosi barrën fiskale nga kompanitë tek njerëzit e thjeshtë dhe konsumatorët, të cilët po ndjejnë vështirësi më të mëdha në përballimin e jetës së përditshme", vijoi./Start/
2011-12-22 15:40