E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bode: Propozimet e opozitës për TVSH-në, demagogji

Në seancën plenare të Kuvendit të ditës së sotme po diskutohet kjo çështje, ku opozita ka dhënë argumentet e saj.

"Është një amalgamë dogmash pa sens që iu serviren shqiptarëve si platfoma të një reforme fiskale. As vetë PS nuk beson realisht se një ulje e TVSH-së do të ulte nivelin e varfërisë në vend. Kjo është për të përfituar bizneset pranë PS-së", deklaroi Bode.

Sipas tij, këto që po serviren sot nga PS janë metoda të kaluara. "Kjo politikë mund të çojë në shpenzime më të mëdha, duke rritur konsumin e shtresave më të pasura dhe duke dekurajuar konsumin e shtresave më të ekspozuara. Duhen ndërmarrë skema të tjera për të mbështetur shtresat në nevojë", nënvizoi Bode. Në këtë drejtim, ai shpjegoi se qeveria për të mbështetur këto shtresa në nevojë ka hartuar ligjin për deklarimin e të ardhurave personale.

Në bazë të tij, theksoi Bode, qytetarët do të deklarojnë buxhetet e tyre familjare si dhe çdo shpenzim që ata do të kryejnë. Nëpërmjet kësaj deklarate ata do të mund të rimbursohen për shpenzimet që do të kryejnë qoftë për blerjen e mallrave ushqimore, qoftë për shpenzimet në arsim, apo shëndetësi. "Kjo është skema që krijon mundësi të mbështesim ato grupe shoqërore që janë më të ekspozuara aq më shumë mund të zgjerojmë listën e produkteve që ne mund t'i rimbursojmë familjeve në nevojë", deklaroi Bode. 

Sipas tij, qeveria ka dyfishuar nivelin e ndihmës ekonomike, ka rritur pagat me 1.9 herë, ka rritur pensionet me 2.3 herë e megjithatë ka probleme dhe duhen marrë politika të tjera për uljen e nivelit të varfërisë. Por kjo s'është rruga që duhet ndjekur".

Ne e pranojmë, vijoi më tej Bode, se ende ka shtresa të varfra që duhen ndihmuar, megjithëse është përgjysmuar niveli i varfërisë. "PS nuk duhet t'i referohet programit të PD-së në opozitë. Realiteti shqiptar është krejt tjetër. I propozoj PS-së se pa një program të mirëfilltë politik dhe eknomik nuk do të vijë në pushtet", deklaroi ministri i Financave Bode./Start/

                                                                                             2011-12-22 15:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›