Kodheli "Pa hapur kutite, nuk ka zgjidhje"
Deputetja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli, reagoi dje pas deklarates se kryeministrit Berisha ne Lezhe, duke thene se po perpiqet te largoje vemendjen e shqiptareve nga kutite e votimit. "Njeriu qe diten e Bajramit perdori gjuhen e urrejtjes, njeriu qe me fjalorin e tij turperoi gra, femije e te moshuar, njeriu qe prej ditesh po krijon shpifjet me monstruoze qe mund t'i mendoje vetem nje njeri i semure, po perpiqet te heq vemendjen e shqiptareve nga kutite e votimit", deklaroi Kodheli. Ajo theksoi se ta harroje Sali Berisha se mund te fshehe te verteten e 28 qershorit. Sipas saj, nje popull i tere kerkon hapjen e kutive, nje e treta e te cilave, sipas OSBE-se eshte numeruar keq ose shume keq. "Sali Berishes i ka mbetur vetem nje zgjidhje, te hape kutite. Pa hapur kutite nuk ka zgjidhje tjeter, vetem zgjedhje", reagoi zyrtarja socialiste.