Seuli: Korea e Veriut të ndalojë provokimet ushtarake
Presidenti i Koresë së Jugut i bëri thirrje Koresë Veriore të ndalojë provokimet e pamatura ushtarake, në ditën kur shënohet edhe 60-vjetori i fillimit të luftës mes dy Koreve.
Në një ceremoni përkujtimore në Seul, presidenti Lee Myung-Bak tha se synim i Koresë Jugore nuk është konfrontimi ushtarak, por ribashkimi paqësor.
Lee po ashtu kërkoi nga Korea Veriore që të kërkojë falje për fundosjen e luftanijes jugkoreane, ku humbën jetën 46 marinarë. Pheniani mohon të ketë qenë përgjegjës për fundosjen e saj.