Kodheli: çfarë fitoi dhe humbi PS në një vit

Mimi Kodheli analizon mënyrën e funksionimit të Partinë Socialiste në një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie e ftuar në ediconin e lajmeve të orës 20.00 në "Ora News" përballë drejtorit të informacionit Roland Qafoku theksoi se ndërkombëtarizimi i problemeve të shkaktuar gjatë proçesit zgjedhor është më e rëndësishmja. Por Kodheli komentoi edhe rezulutën e Parlamentit Evropian për vizat dhe problemet që sipas saj po kalon Shqipëria në këto momente. Lidhur me mungesën e kompromisit Kodheli paralajmëroi se aksionet politike të PS-së do të rinisin shumë shpejt por pa e theksuar nëse do të kemi sërish bojkot të Kuvendit apo jo. Kodheli foli edhe për kandidatuarën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës ndonëse ajo i la të hapura të dy varianet edhe të kandidimit apo jo të Edi Ramës në një mandat të katër.