E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dode Prokuroria e kerkon zhduket Tan Lepuri

Demokratet pavaresisht se ka qene dite e diel dje ishin ne aktivitet te plote ne ate qe ata e kane quajtur denoncim te aferave te kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama me lejet e ndertimit dhe gjobat qe sipas tyre u ka vene biznesit. Kete radhe ishte deputetja Mesila Doda ajo qe akuzoi Ramen se po perdor sekserin e tij Tan Lepri per te vene gjobat 100 milione eurosh per lejet e ndertimit ne kryeqytet. Por njeheresh ka kerkuar dhe gjetjen e Tan Leprit sekserit te kryebashkiakut sipas saj per te dhene llogari ne organet e drejtesise. Me urdher te Edi RamesTan Lepri sekseri i 20 dhe i 100 milion eurove ne vend qe te paraqitet ne prokurori eshte zhdukur ne strofullen e tij. Qysh prej 1 jave behet e ditur se organet zyrtare e kerkojne njeriun qe ne emer te Edi Rames vendosi gjoben 100 milion Euro por ai nuk gjendet askund. Jam ketu per ti kerkuar Edi Rames te mos fshihet pas sekserit te tij te cilin me sa duket e ka kaluar ne ilegalitet deklaroi dje deputetja Mesila Doda ne emer te PD. Njeheresh ajo ka kerkuar qe te dergohet me hir ose pahir ne organet e drejtesise madje dhe permes policise se shtetit duke zbatuar ligjin. U kerkoj njekohesisht organeve zyrtare te policise se shtetit qe te shumekerkuarin Tan Leprin ta nxjerre nga strofulla kudo qe gjendet ne Shqiperi apo jashte saj sikunder garantoj Edi Ramen se pallatet 35-katshe dhe gjoben 100 milion Euro nuk do mundet ti fshihen askund ne kete toke brenda apo jashte Shqiperise u shpreh me tone te forta deputetja demokrate. Sipas saj eshte shume e rendesishme qe te gjithe qytetaret shqiptare te jene te barabarte perpara ligjit dhe te shkojne ne organet e drejtesise sa here qe ajo e therret. Aq me teper qe sipas Dodes behet fjale per afera marramendese me lejet e ndertimit.

Ajtyresa-PS Doda qe kerkon police te gjuaje lepuj te bente pushim
I menjehershem ka qene reagimi i anetares se Asamblese se PS Megi Ajtyresa dhe ndaj deputetes demokrate Mesila Doda e cila ka kerkuar dorezimin menjehere te Tan Leprit ne Prokurori. Sa per zonjen Doda qe kerkon policin per te gjuajtur per lepuj te vjen vertet keq sepse te pakten te dielen duhet ta kishin lene te qendronte ne shtepi prane familjes dhe ta mbyllnin vetem me Aldon diten e dezhurnit te kesaj politike pa fytyre pa moral pa edukate e pa asnje fije fantazie ka deklaruar anetarja e forumit me te larte socialist anetarja e Asamblese Kombetare te PS Megi Ajtyresa dje per mediat..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›