E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli Presim koalicione deri në zgjedhje

Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli e ftuar në Ora News deklaroi se protesta e lajmëruar në 1-vjetorin e Gërdecit është përtej së majtës dhe së djathtës, është një thirrje për të mos harruar korrupsionin. "LSI nuk u përfshi në protestë sepse pjesë e protestëts do jenë vetëm partitë që bëjnë opozitë të vërtetë", tha Kodheli. Lidhur me fazën në të cilën është PS-ja për zgjedhjet, Kodheli tha se "PS është ndërthurur në një tur me vullnetarë që besojnë tek ndyrshimi,pavarësisht nëse janë apo jo anëtarë të një partie". Sipas saj, deri në fund të zgjedhjve do ketë surpiriza, koalicionit tonë do t'i shtohen parti dhe lëvizje që do të bëhen pjesë e programit tonë. "Ne do të rritemi, sepse këti forca dhe lëvizje besojnë në programin e PS", shpjegoi Kodheli. Sipas saj, PS-ja është në përfundim të programit, shtyllat qendrore të të cilit do jenë punësimi, rritja e ekonomisë, lufta ndaj korrupsionit dhe arsimimi. "Prioritetet janë nxjerrë në sajë të dialogut me Shqipërinë", theksoi Kodheli.Sipas zëdhënëses së kryesisë së PS-së, thelbi i fushatës elektorale do të jetë stafi i kësaj partie, pavarësisht asistencës ndërkombëtare. Sipas Kodhelit, shumë shpejt do të bëhet publik edhe programi elektoral i PS-së. "Ekspertë të fushave të ndryshme po punojnë për programin, ky program do nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni", shtoi ajo. Lidhur me buxhetin e Bashkisë së Tiranës, Mimi Kodheli tha se buxheti u bllokua për arsye politike. "Bllokimi i buxhetit bllokon shërbimet ndaj qytetarëve të Tiranës", nënvizoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›