E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB,heq përgjegjësitë për prishjet në Jalë

Banka Botërore ka përjashtuar çdo lloj përgjegjësie në lidhje me prishjet e ndërtesave në Jalë. Sipas shefes së Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Noamah programi i qeverisë për prishjet është jashtë projektit të kësaj banke."Prishja e ndërimeve në Jalë nuk është e autorizuar nga Banka Botërorë. Banka ka mësuar për prishjet pasi ky u bë fakt i kryer", tha Noamah.Sipas Bankës, kredia për projektin do të mbetet e ngrirë. "Projekti ka pasur parregullsi që në fillim", tha shefja e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, Camille Noamah. Banka Botërore ka kërkuar të ndiqet rrugë gjyqësore për dëmet për prishjet e ndërtesave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›