BB:Jo përgjegjësi për prishjet në Jalë

Banka Botërore heq përgjegjësinë përsa i përket prishjes së ndërtimeve në bregdetin e jugut. Përmes një konference për shtyp, drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Camille Noamah, ndërsa publikoi raportin e investigimit të panelit të inspektimit të Bankës Botërore, tha se prishja e ndërtimeve në Jalë nuk është autorizuar nga Banka Botërore. Sipas saj, ka pasur një letërkëmbim mes njësisë së kordinimit të projektit dhe zyrtarëve të lartë, por banka e ka marrë letërkëmbimin për herë të parë në kohën kur po kryhej prishja e këtyre ndërtimeve. Ndërkaq drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë duke citur deklaratën e përbashkët të bordit drejtues të Bankës Botërore tha se financimi mbetet i pezulluar deri në një vendim të dytë. Noamah në deklaratën e saj bëri të ditur se Banka Botërore do të financojë shqyrtimin ligjor të kërkesave të banorëve të Jalës. Prishja e ndërtimeve në Jalë ka qenë më e nxehtë e debatit politik ditët e fundit në Shqipëri. Opozita akuzon qeverinë e kryeministrit Berisha dhe drejpërdrejt dhëndrin e tij si drejtor i projektit si përgjegjës për prishjen e këtyre ndërtimeve. Nga ana tjetër qeveria thotë se asnjë hap nuk është bërë pa u konsultuar me Bankën Botërore.