E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli Prokuroria te nise hetimet per 2 kompanite e vetme qe shesin kasa fiskale



Eneida Jacaj

Nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise Mimi Kodheli ka vijuar akuzat ndaj qeverise me kasat fiskale duke sjelle fakte te reja. Deputetja Kodheli ka publikuar raportin perfundimtar te Departamentit per kontrollin e brendshem i cili deshmon se urdhri i ministrit te Financave Ridvan Bode hap garen per 5 autorizime ndersa ministri Bode ka firmosur 6 autorizime. Nderkaq Kodheli u shpreh se autorizimet nga 5 u kufizuan ne 2 shoqeri. Ne keto kushte deputetja Kodheli i ka kerkuar Prokurorise te nise hetimet per 2 shoqerite te cilave u eshte dhene leja te shesin kasa fiskale me cmim abuziv per bizneset.
Raporti
Urdhri i Ministri te Financave Nr. 48 date 5.8.2008 Per procedurat e aplikimit dhe autorizimit te shoqerive te autorizuara nuk ka percaktuar kritere te sakta dhe te qarta lidhur me kualifikimin apo skualifikimin e subjekteve pjesemarrese si dhe sasine e pikeve qe duhet te marre nje shoqeri per kualifikim. Urdhri rezulton te jete i manget duke lene hapesira per vleresime dhe kualifikime eventuale te operatoreve ekonomike jokorrekt dhe te pakualifikuar. Ky fakt ka sjelle praktikisht si pasoje kualifikim te shoqerive qe nuk kane kapacitetet e mjaftueshme per kryerjen e ketij sherbimi - u shpreh Kodheli duke iu referuar raportit.
Autorizimi
Ne baze te denoncimeve qe ben raporti Kodheli deklaroi se pavaresisht urdhrit te ministrit te Financave qe hap garen per 5 autorizime vete ministri ka firmosur 6 autorizime ne menyre te kunderligjshme. Ne konkluzionet e ketij raporti Kodheli u shpreh se denoncohet qartesisht se autorizimi i nje kompanie qe ushtron aktivitetin ne Korce ka qene thellesisht e paligjshme. Ne menyre te qellimshme hetimi nuk eshte shtrire ne arsyet qe e kane shtyre ministrin e Financave ti propozoje qeverise nje vendim te dyte ne shkurt te vitit 2010 pas te cilit autorizimet nga 5 u kufizuan vetem per 2 shoqeri duke krijuar nje oligopol te paster dhe shume fitimprures ne kushtet kur 2 shoqerive u eshte dhene e drejta te shesin me cmim te liberalizuar dhe abuziv - u shpreh Kodheli.

1 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›