PS-PD larg konsensusit per Gjykaten Administrative dhe hetimin e zgjedhjeve
Eljona Ballhysa
Dy partite e medha kane treguar edhe njehere gjate seances se djeshme parlamentare qe jane larg arritjes se nje konsensusi si per hetimin e zgjedhjeve ashtu dhe per miratimin e projektligjit per Gjykaten Administrative. Perfaqesuesit e larte te te dyja partive politike kane hedhur akuza ndaj njeri-tjetrit per vonesat ne miratimin e draftit dhe per mungese vullneti per hetimin e zgjedhjeve. Por Partia Socialiste ka bere nje oferte gjate seances se djeshme parlamentare. Ka qene deputeti Fatmir Xhafaj i cili parashtroi dy drafte ne seance njeri per Gjykaten Administrative ku te jene te reflektuar edhe rekomandimet e EURALIUS-it dhe drafti tjeter per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet. Xhafaj tha se drafti per komisionin eshte ne perputhje me Rezoluten e PE-se dhe se parashikon hetim vetem te materialeve zgjedhore. Por ofertat e PS-se nuk u moren ne konsiderate nga PD-ja. Kreu i Grupit te PD-se Patozi beri thirrje qe te dyja draftet te depozitohen ne Kuvend sipas procedures se rregullt parlamentare. Ne kushtet e rrezimit te ofertes se tyre deputetet e PS-se braktisen seancen parlamentare duke mos marre pjese ne votim dhe duke shtyre edhe njehere projektin per Gjykaten Administrative.
Debati
Deputeti Xhafaj theksoi se opozita e ka dhene konsensusin e plote per kete projektligj qe dy vjet me pare. Sipas Xhafes megjithese ka kaluar nje vit qe nga fillimi i kesaj legjislature ky projektligj eshte ende i paplotesuar. Ne emer te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste po ju ofrojme jo thjesht nje sfide jo nje kusht po nje konsensus. Po ju ofrojme ne menyre publike nje oferte te ndershme politike. Nje oferte politike qe eshte ne interes te vendit te shtetit te se drejtes te demokracise te partneritetit te ndershem me aleatet tane strategjike. Ketu kam dy drafte. I pari projektligji per gjykatat administrative. I votuar qe heret ne parim dhe i ndryshuar me kontributin e deputeteve dhe eksperteve te Partise Socialiste. Se bashku me kete projekt edhe draftin e propozimeve te 4 partnereve nderkombetare. Jemi te gatshem te ofrojme kontributin dhe konsensusin tone te plote per ta shqyrtuar dhe per ta votuar kete projektligj - eshte shprehur Xhafaj. I dyti eshte projektvendimi per ngritjen e komisionit hetimor me nenshkrimet e te gjithe deputeteve socialiste. I formuluar fjale per fjale sipas Rezolutes se Parlamentit Europian qe ju deklaroheni se e keni pranuar. Projektvendimi kerkon hetimin parlamentar mbeshtetur ne kutite e materialeve zgjedhore e ritheksoj vetem ne kutite e materialeve zgjedhore - eshte shprehur Xhafaj. Pas tij ka ardhur reagimi i kreut te Grupit te PD-se Astrit Patozi i cili tha se PD-ja eshte dakord te pranoje amendamentet e PS-se por se ato duhet te depozitohen ne Kuvend sipas procedures parlamentare. Ju nuk mund te kushtezoni miratimin e ketij ligji me ceshtje te tjera politike. Ne jemi dakord te miratojme dhe te shqyrtojme ndryshimet tuaja. Depozitojini draftet qe thoni se keni ne Parlament dhe ne i diskutojme - eshte shprehur Patozi i cili e akuzoi PS-ne per vonesa ne mosmiratimin e ketij ligji. Ndersa kreu i Grupit te PS-se Gramoz Ruci gjate fjales se tij e akuzoi PD-ne se ka zene per fyti gjykatat dhe se PS-ja nuk do te lejoje qe nje tjeter hallke e shtetit te kapet nga pushtetit. Ruci tha se PD-ja ka emeruar militante neper gjykata. Une bej thirrje qe ju te perfshini ofertat tona ne axhenden parlamentare. Bej thirrje qe nepermjet negociatave te miratohen ndryshimet ne ligje dhe te nise puna per transparencen e zgjedhjeve. Ketij vendi sdo ti mungoje kurre opozita. Boll i ka munguar per gjysme shekulli - eshte shprehur Ruci.
Pas fjales se Rucit deputetet socialiste u larguan nga salla e Kuvendit. Ndersa kreu i Grupit te PD-se Patozi e akuzoi PS-ne se mbetet peng i urdhrave te nje aventurieri politik qe ka filozofi 20 perqindeshin. Ndersa Topalli e cilesoi kete nje nder momentet me te zeza te opozites shqiptare.
Berisha Jemi te gatshem te miratojme propozimet e PS-se per draftin
Kryeministri Sali Berisha e ftoi opoziten qe te sjelle ne Kuvend ndryshimet e saj mbi ligjin per Gjykaten Administrative dhe tha se maxhoranca eshte e gatshme per ti votuar ato. Ligji eshte ndertuar me ekspertizen e USAID-it dhe cdo lloj modifikimi qe opozita do te kerkonte ne do ta votojme. Kete mesazh i kam percjelle vazhdimit kryetarit socialist Edi Rama - tha Berisha. Shefi i qeverise pranoi verejtjet e bera nga misioni EURALIUS mbi kete draft dhe tha se maxhoranca i ka pranuar duke kerkuar ndryshimin e tyre. Por Berisha ngriti shqetesimin e mosvotimit te ligjit per Gjykaten Administrative dhe sipas tij shkak eshte se kryebashkiaku Edi Rama nuk do qe dora e rende mbi bizneset te pengohet nga ligji duke qene se mbi 80 per qind e biznesit shqiptar eshte ne varesi te pushtetit vendor. Shefi i qeverise theksoi se maxhoranca eshte e hapur per negociata me opoziten duke shprehur gatishmerine per ngritjen e komisionit hetimor. Ne duam te japim garanci maksimale per procesin zgjedhor. Le te ngreme komisionin hetimor dhe te nisim me hetimin e materialeve zgjedhore. Jane 10 ceshtje qe duan disa muaj pune dhe ne jemi gati ti shqyrtojme nje nga nje. Ju zoterinj te opozites drejtojuni Gjykates Kushtetuese me kerkesen per tiu drejtuar Komisionit te Venecias ose drejtojuni direkt Gjykates se Strasburgut. Nuk mund ti japim ultimatume dhe afate Gjykates Kushtetuese por duhet ti japim te gjithe kohen e duhur Gjyqesorit per te vendosur - tha Berisha. Deklarata e Berishes u dha ne seancen plenare te Kuvendit pasi opozita e kishte braktisur sallen.
Ai shprehu keqardhjen per braktisjen e salles nga opozita duke shtuar se sot PS-ja kishte nje shans per tu ngritur mbi interesa meskine. Une shpreh edhe nje here keqardhjen time me te madhe per largimin e sotem. Sot ishte nje rast per tu ngritur mbi inate mbi interesa meskine personale dhe per ti dhene biznesit shqiptar ligjin e shumepritur. Ishte nje rast per tiu pergjigjur edhe thirrjes se nje agjencie e cila 18 vite me radhe ka zbatuar ne kete vend me qindra projekte prej qindra milione dollaresh dhurate bujare e taksapaguesve te SHBA-ve - eshte shprehur kreu i qeverise.
Rekomandimet e bera nga EURALIUS qe shtyne mosmiratimin e draftit
Misioni EURALIUS ne Tirane rekomandoi gjate legjislatures se kaluar parlamentare mosmiratimin e ligjit per Gjykaten Administrative. Rekomandimi i EURALIUS-it erdhi ne nje moment kur ky draft po diskutohet intensivisht ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Pas dokumentit te EURALIUS-it partite rane dakord qe te shqyrtonin rekomandimet dhe me pas ta miratonin ligjin. Por drafti per Gjykaten Kushtetuese nuk u fut me ne axhenden e punimeve te Komisionit te Ligjeve. EURALIUS rekomandoi qe te mos krijohet sistemi i gjykatave administrative. Me qellim qe te permiresohet organizimi i juridiksionit administrativ ne Shqiperi nuk rekomandohet as krijimi i nje sistemi gjyqesor administrativ autonom qe te mbuloje te gjitha shkallet e gjykimit dhe as krijimi i gjykatave administrative autonome ne shkalle te caktuara te gjykimit. Ne vend te kesaj juridiksioni administrativ i shkalles se pare duhet te transferohet nga gjykatat e shkalles se pare ne gjykatat e apelit ku duhet te ngrihen dhomat e ceshtjeve administrative - behet e ditur ne kete dokument. Me tej EURALIUS sqaron se gjendja e tashme e organizimit te juridiksionit administrativ nuk jep mundesi te mjaftueshme per specializimin e gjyqtareve ne te drejten administrative. Numri i ceshtjeve administrative nuk mund te mbeshtese me shume se nje gjykate administrative te shkalles se pare ai nuk eshte i mjaftueshem per te krijuar ndonje gjykate administrative autonome ne shkallet me te larta. Krijimi i gjykatave administrative autonome do te kishte nje efekt te ulet dobesues per gjykatat e zakonshme ne nivelin e gjykates se rrethit ndersa kjo do te kishte nje ndikim shume te madh ne nivelin e gjykatave te apelit.
1 Tetor 2010