E Diel, 1 Nëntor 2026

Paulin Sterkaj del ne opozite PD-ja ka ministra te korruptuar



Eljona Ballhysa
Deputeti i zgjedhur ne listen e PD-se ne zgjedhjet e 2009-s Paulin Sterkaj ka deklaruar dje largimin e tij nga kjo parti duke i akuzuar per korrupsion ministrat e kabinetit qeveritar por edhe kryeministrin Berisha. Largimi i Sterkajt do te thote nje vote me pak per qeverine dhe koalicionin qeverises. Tani me shume se kurre Berishes i duhet te kenaqe me poste PDU-ne dhe te ruaje aleancen me LSI-ne ndryshe rrezikon maxhorancen ne Kuvend.
Te gjitha arsyet e largimit nga PD-ja dhe te daljes se tij ne opozite Sterkaj i ka bere te ditur ne nje leter per median. Ai shpreh shqetesim per mungesen e vendeve te punes per elektoratin e tij ne Malesine e Madhe dhe kerkesen per para ne kembim te nje vendi pune. Sterkaj ben te ditur se shqetesimet e tij i ka bere te ditura dhe ne mbledhjen e Grupit te PD-se por asgje nuk ka ndryshuar. Sipas tij kjo maxhorance po e fut vendin ne korrupsionin me te eger qe ka njohur ndonjehere.
Deklarata
Pas 29 qershorit une kam njohur nje bote ku jam ndjere perdite dhe me i huaj. Deri ne janar kam shkuar prane elektoratit tim disa dite ne jave. Aq sa njerezit filluan te me thone ste kemi zgjedh te rrish me ne po me na zgjidh problemet tona. Po si mund tua zgjidhja une problemet malesoreve te mi kur gjithcka ata donin nga une zgjidhej me leke jo me te drejte 3500 euro kerkonin feudalet e kesaj qeverie ne Malesi per te dhene nje vend pune ne arsim. Kaq leke duhen per mua dhe aq leke duhen per ministrin ne Tirane - shkruan Sterkaj ndersa tregon se shqetesimin e tij e ka ngritur edhe ne mbledhjen e grupit. Vendosa ta ngre shqetesimin tim te madh ne Grupin Parlamentar. Nuk ishte e lehte sepse ne Grupin e PD-se flet vetem kryeministri kurse te tjeret heshtin. Ne nje vit mbledhje mbaj mend vetem dy vete qe kane hapur gojen. E njerit nga te dy Berisha i tha se ky seshte vendi per te diskutuar por per te miratuar. E verteta eshte se pasi fola ne grup kryeministri tha se ke plotesisht te drejte. Por eshte po kaq e vertete se pas kesaj asgje nuk ndryshoi. Po ato gjoba ndaj njerezve te keputur qe duan vec pune per te ngrene nje kafshate buke dhe pune nuk gjejne dot pa dhene leke - shkruan Sterkaj ne deklaraten e tij.
Ai ben te ditur se shumica e deputeteve te PD-se jane ne dijeni te aferave korruptive te ministrave demokrate dhe kete e bejne publike ne kafene me njeri-tjetrin.
U be kohe qe po e degjoj opoziten te nxjerre fakte te renda per ministra te korruptuar per vjedhje. Plot deputete te maxhorances qe sjane perzier ne pune te pista e thone perdite ne kafe me njeri-tjetrin se ketu ka plas hajnia. Kam pare edhe nga ata qe dalin te akuzojne opoziten me porosi per 20 perqindeshin dhe pastaj thone qe qeveria vjedh kurse ne duhet te luftojme opoziten - shkruan Sterkaj ndersa nuk shmang akuzat ndaj Berishes. Kryeministri rrit dozen e sukseseve ne fjalime per te balancuar rritjen e varferise e te hajnise ku me sa duket eshte i perfshire edhe vete. Me vjen keq por shpjegim tjeter nuk gjej dot kur e shoh Berishen te sjelle ne Parlament ligje qe legalizojne hajnine dhe pastaj i versulet opozites sa del me nje fakt korrupsioni. Une nuk shoh me as shprese per reflektim as tek kjo qeveri e as te ky kryeminister qe po e fut Shqiperine ne thes me korrupsionin me te rrezikshem qe ka njohur historia e ketij vendi - shkruan Sterkaj. Ne perfundim ai ben te ditur largimin e tij nga PD-ja dhe daljen e tij ne opozite. Une e kam bere zgjedhjen time. Larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnise Me besnikeri te plote ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005-n edhe ne 2009-n dhe kurre nuk i kam ndare ne socialiste e ne demokrate une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e Malesise dhe e gjithe Shqiperise - perfundon letren e tij deputeti Paulin Sterkaj.

Box
Si ndryshon harta parlamentare

Me largimin e deputetit Paulin Sterkajt Partia Demokratike mbetet me nje deputet me pak ne sallen e Kuvendit. Nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit PD-ja doli me nje liste prej 68 deputetesh ndersa aktualisht kjo parti ka 67 te tille duke mos arritur numrin 71 qe duhet per te garantuar maxhorancen ne Kuvend. Por kete PD-ja e arrin nepermjet aleancave me aleatet e vjeter dhe te rinj. Keshtu numrit prej 67 deputetesh i shtohet deputeti republikan Mediu dhe shkon ne 68 bashke me 4 deputetet e LSI-se numri shkon ne 72. Duke i shtuar edhe dy deputetet e PDU-se me te cilet pritet qe Berisha te firmose se shpejti marreveshje bashkeqeverisjeje ne total numri i deputeteve te koalicionit qeverises shkon ne 74. Ndersa Partia Socialiste aktualisht ka 64 deputete bashke me kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule numri i opozitareve shkon ne 65. Me kalimin e Paulin Sterkajt ne kampin opozitar PS-ja ne total ka 66 vota.

Ish-deputeti socialist qe rikthehet pas nje viti ne shtepi

Paulin Sterkaj u zgjodh per here te pare deputet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 duke perfaqesuar Partine Socialiste ne sallen e Kuvendit. Ai tregoi gjate qendrimit te tij ne Kuvend se nuk mund te respektonte gjithmone vendimet politike te grupit. Ndaj dhe Sterkaj doli kunder vendimit te Grupit te PS-se dhe votoi pro zgjedhjes se Bamir Topit ne postin e Presidentit te Republikes. Per shkak te ketij qendrimi Sterkaj dhe deputete te tjere te PS-se u perjashtuan nga Grupi Parlamentar i PS-se. Ne zgjedhjet e vitit 2009 Sterkaj kandidoi si deputet ne po te njejten zone elektorale por kete radhe si perfaqesues i Partise Demokratike. Pas gati nje viti qeverisjeje dhe qendrimi ne maxhorance Sterkaj vendos te largohet nga PD-ja dhe te rikthehet serish ne opozite.

shkurte

Haxhinasto takon nje grup deputetesh franceze

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti nje delegacion te Grupit te Miqesise France-Shqiperi nga Asambleja Kombetare Franceze. Gjate ketij takimi Haxhinasto pasi vleresoi marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve shprehu angazhimin per ti forcuar ato dhe me tej ne te ardhmen. Gjithashtu ai cmoi mbeshtetjen qe Franca i ka dhene proceseve integruese te Shqiperise. Me tej Ministri Haxhinasto i informoi parlamentaret franceze per hapat qe ka ndermarre Shqiperia ne permbushje te detyrimeve per procesin e liberalizimit te vizave dhe marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Bashkebiseduesit diskutuan edhe mbi reformat e kryera ne vend ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit duke vene ne pah arritjet e prekshme dhe reale te qeverise shqiptare. Gjate takimit vend te vecante zune zhvillimet ne rajon dhe ne vecanti ne Kosove. Ne kete kontekst Haxhinasto vleresoi rolin dhe kontributin ne vazhdim te Frances per konsolidimin e paqes sigurise dhe prosperitetit ne rajon.

Drejtuesit e PDU-se takohen me Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan

Dy deputetet e PDU-se gjate qendrimit te tyre ne Uashington kane zhvilluar nje takim me Avni Mustafan drejtor i Pergjithshem i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Ky takim ishte i vlefshem per te informuar mbi aktivitetin e PDU-se dhe per ti kerkuar bashkepunim diaspores shqiptare ne perpjekjet per sensibilizimin dhe zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare dhe ne vecanti zgjidhjen e ceshtjes came. Idrizi theksoi rendesine qe ka pasur diaspora shqiptare ne mbrojtjen e ceshtjes kombetare dhe se roli i tyre ka qene determinant ne sensibilizimin e aktoreve nderkombetare. Z. Mustafa siguroi bashkepunimin e metejshem dhe bashkepunimin e tij per koordinimin e te gjithe diaspores shqiptare per zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes kombetare.

1 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›