E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër Kurban Bajrami, Topi uron besimtarët myslimanë

TIRANE- Presidenti, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi drejtuar Bashkësisë Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Festën e Kurban Bajramit. Topi tha se kjo është festa e madhe e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes, dhe i bekon të gjithë besimtarët shqiptarë me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin.

"Më lejoni që, në këtë ditë të shenjtë të kremtimit të Festës së Kurban Bajramit, në këtë moment simbol të shprehjes së flijimit dhe sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit dhe të dashurisë për njeriun, t’ju shpreh urimet e mia më të mira e më të përzemërta!"

Sipas Presidentit, “Le të shërbejë kjo ditë e shenjtë e kalendarit islamik si një mundësi reflektimi të thellë për të gjithë ne, për të rishikuar e vlerësuar harmoninë dhe tolerancën fetare, si vlerën më të arrirë të shoqërisë shqiptare, për të na mundësuar që të kapërcejmë të gjitha vështirësitë e të sotmes dhe realizuar të gjitha dëshirat dhe aspiratat e së nesërmes!” thuhet ne mesazhin e kreut të shtetit.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Selim Muca mesazh urimi për Kurban Bajramin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›