Kodheli për programin: 300000 vende pune dhe taksim progresiv për shqiptarët
Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste ku po bëhet prezantimi i programit të ri. Në fjalën e saj deputetja e PS-së Mini Kodheli ka bërë një prezantim të pikave kryesore të këtij programi duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme për zhvillimin e vendit .
“Programi i PS-së është zgjidhja kundër varfërisë dhe keqeverisjes. Ne do heqim taksën e TVSH-së për prodhimet bujqësore, për ilaçet. Ne do të heqim taksën e sheshtë, nuk mund të taksohen të gjithë njësoj, do ulim taksat për 95% të shqiptarëve, por dhe 5% do të jetojnë më mirë, me vendosjen e taksës progresive. Gjysma e të rinjve dhe grave janë pa punë, është e papranueshme , ne do të krijojmë 75 000 vende pune në mandatin e parë qeverisës, 300000 vende pune në 4 vjet, ky është angazhimi jonë solem. Programi është liri e garantuar për çdo sipërmarrje, luftim në masë i monopoleve. Ne do të zgjidhim përfundimisht çeshtjen e pronës, ne kemi vision të qartë për zhvillimin e vendit”-tha Kodheli.
Pas prezantimit të programit, që do të vazhdojë dhe me 3 deputetë të tjerë , pritet të marrë fjalënkryetari i PS-së, Edi Rama.
Më pas do të lejohet fjala e delegatëve, ku pritet të flasë dhe deputeti Arben Malaj. Malaj prite të flasë për një pjesë të tezave që i ka përmendur edhe gjatë turit për “Modernizimin e partive politike”.
Pas kësaj pjesë të diskutimit pritet të nis dhe votimi i delegatëve për të gjitha çështjet.