E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te dy kryediplomatet hedhin idene e nje marreveshje te perbashket per heqjen e vizave

26-09-2010 / Gazeta 55

Takimi Haxhinasto-Parrilla Kuba shqyrton njohjen e pavaresise se Kosoves

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka marre mbeshtetjen e homologut te tij kubanez Bruno Rodrigo Parrilla per njohjen e shpejte te pavaresise se Kosoves pas vendimit racional te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Gjate nje takimi te zhvilluar ne Nju Jork ministri Haxhinasto i solli ne vemendjen ministrit Parrilla ceshtjen e Kosoves si nje ceshtje me rendesi paresore per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone. Haxhinasto u shpreh se Kosova eshte tashme nje realitet i pakthyeshem i cili pas Opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ka mbyllur nje here e pergjithmone nje kapitull problematik ne historine e Ballkanit ne respekt te ligjit nderkombetar. Ministri Haxhinasto u shpreh gjithashtu se vendet anetare te OKB-se duhet te japin kontributin e tyre per konsolidimin sa me pare te shtetit te ri te Kosoves duke e njohur ate dhe duke i dhene mbeshtetje ne organizmat nderkombetare.
Nga ana e tij ministri Parrilla u shpreh gjithashtu se Opinioni i GJND-se ishte nje moment mjaft i rendesishem per shume vende perfshire edhe Kuben te cilat pas ketij Opinioni jane duke e rishqyrtuar nen nje drite te re shpalljen e pavaresise se Kosoves.
Me tej gjate takimit te dy homologet shprehen vleresimet e tyre per historikun e marredhenieve mes dy vendeve tona dhe nevojen e thellimit te tyre ne fusha konkrete. Ministri Haxhinasto gjate ketij takimi e njohu homologun e tij kubanez me zhvillimet sociale dhe ekonomike ne Shqiperi duke u ndalur vecanerisht ne mundesine e eksplorimit te fushave per bashkepunim ekonomik dhe kulturor.
Ne kete drejtim mes Shqiperise dhe Kubes duhet te perfundojne se shpejti projekt-marreveshjet dypaleshe per heqjen e vizave per pasaportat diplomatike dhe te sherbimit si dhe te memorandumit te bashkepunimit mes dy Ministrive.
Ministri Parrilla shprehu vendosmerine e Kubes per te ecur perpara me keto projekt-marreveshje per ti thelluar ato me tej ne shkembimin e ekspertizes se ndersjelle ne fushen e turizmit farmaceutikes dhe sherbimeve spitalore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›